You are here
Home > Kombëtarja > Student i përkushtuar! Ka dëmtime te Malaga, thërrasin talentin e Shqipërisë në ekip të parë

Student i përkushtuar! Ka dëmtime te Malaga, thërrasin talentin e Shqipërisë në ekip të parë

Një student i përkushtuar! Kështu e ka përshkruar faqa zyrtare e Malagas në “Instagram”, mënyrën e stërvitjes që po bën talenti i Shqipërisë, Keidi Bare.

Kapiteni i Shpresave tona ka shkuar tek ekipi i dytë i Malagas në fillimin e këtij sezoni, ndërsa ashtu siç edhe pritej, të shumta janë rastet kur ai i bashkohet stërvitjes me ekipin e parë. Këtë herë shanset janë të larta që Bare të jetë pjesë e skuadrës së parë, sepse në radhët e Malagas ka shumë dëmtime.

Dy mesfushorët e krahut janë lënduar së fundmi, Juankar dhe Hicham, të cilët me shumë mundësi, nuk do të jenë të gatshëm për takimin e radhës. Gjatë ditës së martë trajneri i ekipit spanjoll ka marrë në stërvitje edhe Keidi Baren, ndërsa jemi ende në pritje, nëse shqiptari do të debutojë me ekipin e parë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top