You are here
Home > Kombëtarja > Strakoshës i vijnë “këmbët magjike” ndaj Seviljës, Acerbi përsërit mrekullinë e pazakontë të Florenzit

Strakoshës i vijnë “këmbët magjike” ndaj Seviljës, Acerbi përsërit mrekullinë e pazakontë të Florenzit

Sevilja ka fituar në transfertë ndaj Lacios me rezultatin 0-1, në takimin që sapo është mbyllur në “Europa League”. Italianët nuk kanë qenë me të gjithë formacionin e plotë, pasi u ka munguar Imobile dhe Milinkoviç-Saviç.

Kjo u ka kushtuar dhe një humbje të tillë, megjithatë mund të thuhet se ka ende shpresa për një kualifikim në takimin e rradhës, duke parë rezultatin e ngushtë. Strakosha ka bërë përgjithësisht një ndeshje të mirë, duke mos pasur asnjë peshë faji në golin e pësuar.

Por në mesin e pjesës së dytë do të vinte dhe një magji e vërtetë nga Acerbi. “Këmbët magjike” do të shfaqeshin në një kohë që Strakosha ishte i dorëzuar për të pësuar golin e dytë. Pasi portieri shqiptar kishte dalë në krosim duke e grushtuar topin, njëri prej lojtarëve kundërshatr po e dërgonte topin në rrjetë.

Ashtu si Florenzi që do të bënte mrekullinë ndaj Gjermanisë vite më parë, edhe Acerbi do të hidhej në mënyrë akrobatike dhe thuajse identike, për të shpëtuar portën e Lacios naga një gol i dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top