Me fitoren e Lacios ditën e djeshme kundër ekipit të Parmës me rezultatin 2-0, në kampin e kaltër është rritur optimizmi. Skuadra e Simone Inzaghit ëshë vlersuar me një notë mesatare 6, të lojtarëve që ishin në fushë në këtë sfidë.
Përsa i përket gardianit të portës së Kombëtares, Thomas Strakosha, është vlersuar mesatarisht me notën 5.5 deri në 6.5 nga mediat italiane, duke mos zhgënjyer. Ndonëse kuadrati i tij nuk u vu asnjëherë nën presion, ku Strakosha ishte thuajse i qetë në 90 minutat e ndeshjes, ai sërisht u vlersua mesatarisht. Në momentet që skuadra e laciale është në vështirësi përsa i përket pjesë së prapavijës, gjithmonë është i gatshëm Strakosha, sa herë që i thirret emri në detyrë. Por edhe kur të kaltërit nuk kanë nevojë për të, gardiani shqiptar duket se ka krijuar figurën e tij ndikuese tek italianët.
Thomas Strakosha është një nga portierët më në zë të kampionatit italian “Seria A”, ku me paraqitjet e tij, shumë klube të mëdha të Europës janë vënë në lëvizje për të. /Shqiperia.ch/