
Skuadra e Lacios është mundur në transfertën gjermane kundër Enitraktit të Frankfurtit me rezultatin 4-1, e vlefshme për “Europa Ligë”. Ekipi i lacialëve ka zhvilluar nje paraqitje të dobët, teksa është ndëshkuar edhe me dy kartonë të kuq, duke e mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë.
Ajo çka ishte e veçantë në përballjen e sotme, ishte debutimi i lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha. Një debutim ky me skuadrën italiane që vjen në një përballje europiane, por me një humbje që nuk ka lënë shije të mirë tek bardhekaltërit.
Lacialët pas humbjes së ditës së sotme e shohin veten në vendin e tretë, me vetëm 3 pikë, duke marrë një fitore dhe një humbje. Strakosha ishte i ulur në stol për këtë ndeshje, ndërsa portieri i dytë pësoi 4 gola, duke bërë një paraqitje zhgënjyese. /Shqipëria.ch/