You are here
Home > Kryefaqja > Strakosha: Nuk e prisja atë gjuajte, kisha frikë por në fund patëm shumë fat

Strakosha: Nuk e prisja atë gjuajte, kisha frikë por në fund patëm shumë fat

Të gjithë po e quajnë njeriu i ndeshjes por Strakosha tregohet modest duke i shmangur lëvdatat. Lazio arriti një fitore të mundimshme me një super Thomas në portë. Empoli krijoi raste të rrezikshme duke kërcënuar seriozisht tre pikët e lacialëve. Në një intervistë pas përfundimit të ndeshjes ka pranuar se kundërshtari ishte mjaft i fortë dhe në një moment është ndier vërtet i friksuar.

“Unë njeriu i ndeshjes? Jo, suksesi ishte i të gjithëve. Ne patëm fat në fund. Nuk jemi ende mirë dhe kjo shihet. Duhet t’i përmirësojmë të gjitha, janë tre pikë të arta dhe tani vetëm duhet të punojmë. Nuk e prisja gjuajtjen e Caputos në fund, pata shumë frikë. Jemi të lumtur. Empoli luan mirë, e dinim. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë edhe më mirë. Urime për ta për mënyrën se si ata luajtën, janë të fortë. Dy ndeshjet e para ishin të vështira, por mësuam prej tyre. Tani duhet të vazhdojmë në këtë ekip dhe të përmirësojmë, të gjejmë formën e duhur fizike. Ne jemi në rrugën e duhur. “-ka përfunduar Strakosha./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top