
Strakosha është shpallur njeriu më i mirë i ndeshjes, në sfidën mes Lacios dhe Atalantës, edhe një derbi mes portierëve shqiptarë brenda saj, ku aktivizohej edhe Berisha në krahun tjetër.
Gardiani i Lacios vlerësohet me notën 8, nga Tuttomercatoweb, nota më e lartë për këtë takim: Dy ndërhyrje të shkëlqyera, ndërsa tek goli i Barrou nuk ka çfarë të bëjë më shumë. Po kalon një sezon të shkëlqyer, një siguri më shumë për Lacion. Në fund, shpik disa mrekulli.
Në fund të ndeshjes, ai tha se thjesht kishte bërë detyrën: “Atalanta është një skuadër e fortë, në luftë për Europën, dhe unë bëra disa ndërhyrje decizive. Përtej kësaj, morëm një pikë të merituar.
Nuk mund të fitojmë gjithmonë, por unë bëra detyrën duke mbrojtur pikën” .Nga ana tjetër, Berisha vlerësohet me notën 6: Nuk ka shumë punë për të bërë në pjesën e dytë, në të parën është i kujdesshëm nga loja e Lacios.
/Panoramasport