Lacio ka arritur të fitojë ndaj Spalit me rezultatin e pastër 4-1, në një ndeshje që fillimisht u duk paksa më e ndërlikuar nga çfarë pritej fillimisht.
Kryeqytetasit do të kalonin lehtësisht në avantazh, ndërsa kërcënimi i miqëve për të barazuar rezultatin ishte konstant. Fillimisht do të ishte Strakosha që me një fluturim brilant, do t’i mohonte golin Antenucit.
Një gjuatje e bukur me harkim që po shkonte në cepin e portës, ishte ajo e lojtarit të Spal, por gardiani shqiptar tregoi lartësinë e tij. Ndërsa pak më vonë, Strakosha nuk mund të bënte asgjë përpara Antenucit, që i gjendur me portën e boshatisur, e kishte lojë fëmijësh për të dërguar topin në rrjetë.
Por Lacio e tregoi menjëherë forcën e saj, ndërsa në pjesën e dytë zbatoi takitikën: “Gjuaj nga larg dhe shëno”. E bëri fillimisht Kataldi dhe e përsëriti Parolo, porta e Spalit nuk mund t’i shpëtonte “bombardimeve” të lojtarëve të Lacios. Këta të fundit po tentonin vetëm golat nga distanca, ndërsa iu afruan edhe shumë herë të tjera golit të 5, por pa arritur ta shënojnë atë. /Shqiperia.ch/