
Gjatë ditës së sotme janë publikuar pagesat që futbollistët marrin në elitën e futbollit italian, atje ku nuk mund të mungojnë edhe ata shqiptarë.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, Elseid Hysaj është njeriu që kryeson ranglistën e futbollistëve të Shqipërisë, duke u paguar me 1.6 milionë euro në sezon te Napoli. Nga ana tjetër, Thomas Strakosha ka fituar përparësi ndaj Etrit Berishës jo vetëm sa i përket vendit të titullarit në Kombëtare, por edhe sa i përket pagesës që merr.
Kështu, Strakosha përfiton 1.1 milionë euro në sezon, ndërsa Berisha vetëm 700 mijë euro. Listën e mbyllin Gjimshiti dhe Veseli, me përkatësisht 300 mijë euro në sezon te Atalanta dhe 250 mijë euro në sezon te Empoli që paguhen mbrojtësit. /Shqipëria.ch/
Pagat e lojtarëve të Shqipërisë në Seria A
Elseid Hysaj 1.6 milionë euro në sezon
Thomas Strakosha 1.1 milionë euro në sezon
Etrit Berisha 700 mijë euro në sezon
Berat Gjimshiti 300 mijë euro në sezon
Federik Veseli 250 mijë euro në sezon