You are here
Home > Kombëtarja > “Strakosha e bëri një pritje”/ Më në fund trajneri i Lacios ndërron muzikën pas Interit

“Strakosha e bëri një pritje”/ Më në fund trajneri i Lacios ndërron muzikën pas Interit

Dita e nesërme është e rezervuar edhe për kampionatin italan, ku ndryshe nga zakonisht, për të hënën janë lënë për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje. Një prej tyre është skuadra e Lacios, teksa këta të fundit do të përballen në transfertë kundër Frozinones.

Si çdo kampionat, edhe në Itali, një ditë përpara takimit trajnerët respektivë dalin në konferencë përballë gazetarëve. Konkretisht ishte Simone Inzaghi, ku përveç përballjes së rradhë, ka folur edhe për ndeshjen e shkuar, atë të Kupës, ku lacialët eleminuan skuadrën e Interit.

Thuajse në çdo humbje të skuadrës së tij, Inzagi kthehet disi qesharak kur shprehet: “Strakosha nuk bëri asnjë pritje”. Kjo frazë është dëgjuar më shumë se tre herë këtë sezon, ndërsa nënkupton se ekipet kundërshtare fitojnë me pa meritë ndaj Lacios. Por këtë herë ishte momenti i veçantë, kur Inzagi dalin edhe fjalë të mira për portierin shqiptar.

“Ne e merituam kualifikimin me Interin. Strakosha ishte vërtet shumë i mirë. Por kjo është e shkuara, le të shohim për kampionatin tani. Tifozët duan kthesën e skuadrës”, u shpreh Inzaghi në intervistën e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top