
Dy portierët më të mirë në Itali gjatë kësaj jave, ishin padyshim Strakosha dhe Terraccino. Të dy heronj të vërtet në skuadrat e tyre, respektivisht për Lacion dhe Empolin, nëse këto skuadra kanë marrë pikë këtë javë, kjo ka ardhur vetëm nga siguria në portën e tyre.
Strakosha do t’i mbante në lojë 3 pikët e lacialëve në transfertë ndaj Udinezes, ndërsa nga ana tjetër, Terracino ka qenë heroi kryesor i Empolit, në barazimin me rezultatin 1-1 ndaj Milanit. Megjithatë interesante është historia e shkuar të dy portierëve të momentit në Serinë A, pasi më parë ka qenë pjesë e Salernitanës.
Këta të fundit mund të krenohen, pasi kanë pasur në skuadër më të mirët në Itali, megjithëse pa ia kuptuar shumë vlerën e tyre asokohe. /Shqipëria.ch/