
Strakosha dhe Acerbi janë dy futbollistë për rekord te Lacio. Pavarësisht se ekipi i njohur italian pëson pafundësisht gola dhe prapavija nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm, pa dy emrat e sipërpermendur, lacialët thjeshtë nuk bëjnë dot.
Duke iu bazuar shifrave të fundit të nxjerra nga vetë mediat pranë klubit të Lacios, sa i përket ndeshjeve të kampionatit, Strakosha dhe Acerbi nuk kanë humbur asnjë takim të vetëm. Ndërsa ky i fundit ka edhe rekorde të tjera mbi rekordin e përmendur. Mbrojtësi i cili më parë ka qenë edhe pjesë e Sasuolos, nga viti 2015 e deri më tani, ka qenë gjithmonë në fushën e lojës, duke përmbushur 12.240 minuta të zhvilluara.
Shifra të çmendura këto, që tregojnë rëndësinë e madhe që ka Acerbi për ekipet ku ai luan. E thënë ndryshe, në këtë periudhë kohe janë 136 ndeshje të zhvilluara nga Acerbi, ndërsa rekordi i Zanetit është me 162 ndeshje. /Shqiperia.ch/