
Valdet Rama e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re në Gjermani me Mepenin, teksa ka shënuar në debutim kundër Carl Zeiss Jena. Rezultati do të mbyllet në shifrat 3-0, ndërsa goli i parë erdhi pikërisht nga lojtari shqiptar.
Vetëm pak ditë më parë Rama do të largohej nga Kukësi, për të nisur aventurën e re në kategorinë e tretë gjermane. Vlerësimet nuk do të mungonin edhe në mediat pranë klubit të Mepenit, që veçojnë stilin e lojës që ka ky futbollist.
“Valdet Rama e ka shpërblyer stilin e shkëlqyeshëm të lojës me një gol në minutën e 64. Pikërisht ky gol i epërsisë ishte edhe momenti kulminant i lojës”, shkruhej në përshkrimin e “Meppen.de”. /Shqiperia.ch/