You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Statistika për 2019/ Ekipi holandez ka shënuar gjithsej 2 gola, Loshi ka gjetur 11 të tjerët

Statistika për 2019/ Ekipi holandez ka shënuar gjithsej 2 gola, Loshi ka gjetur 11 të tjerët

Skënder Loshi nuk di të ndalet në Holandë, ndërsa sërish ka realizuar me të rinjtë e Nac Bredës, Këtë herë në humbjen me rezultatin 1-2 ndaj Go Ahead Eagles, golin e vetëm për vendasit e ka realizuar sulmuesi shqiptar.

Por nëse vazhdojmë me statistikat e 2019, aty kuptohet gjithë potenciali i këtij futbollisti. Kështu nga 13 golat që kanë shënuar ekipi holandez në këtë vit futbollistik, jo pak, por 11 të tilla janë realizuar nga Loshi. Padyshim që flitet për një lojtar të kualitetit të lartë, që në takimet e fundit është grumbulluar nga Shqipëria U-21 e Bushit.

Ndërsa kur i rikthehemi statistikave në total të këtij sezoni, Loshi ka arritur të shënojë 21 gola dhe të dhurojë 8 asist. Më mirë se kaq, vështirë se mund të bëhej… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top