You are here
Home > Kombëtarja > Starova analizon: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, më pëlqeu Ndoj

Starova analizon: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, më pëlqeu Ndoj

Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 ndaj Skocisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Një Kombëtare e cila dukej se nuk po funksiononte në asnjë pjesë të saj, ishte ajo e drejtuar nga Panuçi.

Shumë kritika kundrejt saj kanë ardhur edhe nga trajneri i njohur shqiptar, Starova, i cili ka kritikuar trajnerin Italian për mënyrën e leximit të lojës, ndërsa nuk ka lënë pa pëgëzuar edhe performancën e Ndojit.

“Objektivi i skuadrës u lexua. Ishte të mbroheshim me shumë forca, për të marrë një pikë dhe për të goditur me kundërsulm. Skuadra vuajti shumë me rreshtimin 4-3-3. Panuçi nuk diti të lexonte lojën. Robertson vinte pa pushim. Gavazaj ishte i pamundur. Më pëlqeu paraqitja e Ndojit. Memushaj në sulm e kishte të vështirë. Në minutën e 37-të për herë të parë gjuajmë kornen e parë. Momenti kur pësojmë një gol, edhe për mungese të lojtarëve të rinj.

Binaku nuk mbulon dot linjën. Pas golit, fillojmë të reagojmë, u bëmë më trima. Strakosha që na dha fitoren me Izraelit, sot ka përgjegjësi te goli i dytë. Më pas skuadra u dorëzua komplet. Panuçi të kritikojë veten. Nuk është i qartë në kokën e tij, për skemat dhe për të ardhmen. Skuadra pa Mavraj, Agollin, Kaçen dhe Grezdën ka probleme. Populli duhet të dijë objektivin. Kjo ndeshje na uli me këmbë në tokë, për të analizuar mire”, është shprehur Starova. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top