You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Stadiumi i ri në Kosovë, “Dardanët” ngrenë peticionin për t’ia vendosur këtë emër

Stadiumi i ri në Kosovë, “Dardanët” ngrenë peticionin për t’ia vendosur këtë emër

Në Kosovë është prezantuar edhe projekti i ri i stadiumit, që ofron kushte dhe pamje të mrekullueshme. Megjithëse nuk kemi një datë konkrete për nisjen e punimeve, pritet që një gjë e tillë të vijë në kohët në vazhdim.

Ndërkohë tifozët nuk po humbin kohë, për t’ia vendosur emrin arenës së re, të paktën në dhënien e një sygjerimi. Madje tifogrupi “Dardanët” kanë ngritur edhe një peticion, që do të shkojë në të gjitha qytetet e Kosovës. Ajo që do të kërkohet prej tyre, është që stadiumi i ri të marrë emrin “Dardania Arena”. /Shqiperia.ch/

Postimi i Dardanëve

Gjatë javës, në të gjitha qytetet e Kosovës së bashku me kordinatorët tanë dhe anëtarët e tifo grupit kemi nënshkruar një peticion që stadiumi kombëtar që u prezantua javën e kaluar të emërohet “Dardania Arena”.

Shpresojmë, që kërkesa jonë të miratohet.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top