Kosova do të nis punimet së shpejti për stadiumin e ri. Në Muzen Kombëtar të Kosovës, është bërë edhe prezantimi i projektit, atje ku ka qënë i pranishëm edhe ylli i Veder Bremenit, Milot Rashica. Në pamje të parë gjithçka duket fantastike, ndërsa do të ketë 30.000 ulëse për kapacitetin që do të mirëpres tifozët.
Gjithashtu në këtë stadium, do të ketë edhe restorante, hotele, fusha ndihmëse dhe parqe e pishina rrotull saj. Një pamje fantastike do të dhurohet nëse gjithçka shkon sipas planit, me punimet që janë planifikuar të nisin pas disa muajsh. /Shqiperia.ch/