
Ashtu siç edhe ishte planifikuar, në ndeshjen e sotme kundër Genk, Napoli ka mbajtur ceremoninë në nder të Marek Hamsik. Gjithçka është zhvilluar në pushimin mes pjesëve, ku ka pasur një spektakël dritash, muzikë, por gjithashtu në ekranin e madh të stadiumit janë janë shfaqur video me imazhet kur lojtari në fjalë mbante veshur fanellën e kaltër.
Në këtë ceremoni nuk mungoi as trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, i cili i dhuroi ish-kapitenit të Napolit një fanellë të skuadrës italiane në mënyrë simbolike për të treguar vlerësimin dhe respektin që klubi gëzon për Hamsik. Ndërkohë arsyeja pse kjo fanellë erdhi nga duart e Rejës, është pikërisht sepse ky i fundit ka qenë trajneri i parë i mesfushorit sllovak.
Festa al San Paolo per #Hamsik, le immagini di un emozionatissimo Marek pic.twitter.com/OzH0s1Ygq0
— Manuel Guardasole ✍🏻 (@MGuardasole) December 10, 2019