You are here
Home > Futboll Bota > Specialistët shqiptarë i bën gjyqin Panuçit, sinjali i parë: Agolli lë futbollin!

Specialistët shqiptarë i bën gjyqin Panuçit, sinjali i parë: Agolli lë futbollin!

Një nga lojtarët që ka më së shumti sfida me fanellën e Kombëtares është Ansi Agolli. Mbrojtësi 36 vjeçar ka luajtur plot 73 ndeshje me kuqezinjtë, ku disa herë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Tashmë ai është në fundin e karrierës së tij, pasi nuk mund të dalë kundër kohës dhe rregullave të jetës.

Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së Karabakut që prej vitit 2012, ku tek azerët ka fituar edhe disa tituj kampion. Ditën e sotme një faqe e tifozëve të Karabak, nëpërmjet një statusi, deklaroi se Agolli do të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë të tij për “Sport Ekspres”, 36-vjeçari e hodhi poshtë këtë aludim për të, duke deklaruar se është ende herët për të thënë me siguri largimin. Ndonëse këtë sezon ka luajtur vetëm 13 sfida me fanellën e Karabakut, mbrojtësi mendon se ka ende për të dhënë në fushën e blertë. Kujtojmë që Agolli pak kohë më parë u bë edhe çështje tek Kombëtarja, pasi Panuçi deklaroi se nuk do ta grumbullojë më 36-vjeçarin për shkak të moshës së tij.

Nga kjo gjë italiani hasi në shumë kundërshtime si nga gazetarët, ashtu dhe opininistët shqiptar, teksa i dolën në krah mbrojtësit kuqezi duke e komentuar se e meriton të veshë sërish atë fanellë. Pavarsisht komenteve të shunta, Ansi Agolli është shprehur se ai do të jetë gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren dhe sa herë të kenë nevojë kuqezinjtë ai do të kthet që të japë kontributin e tij për këtë fanellë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top