
Në Spanjë vazhdon e njëjta çështje që nuk ka të ndalur sa i përket mos lejimit të Kosovës në sport. Gjithmonë kur ka turne që mbahen në këtë vend, dardanët nuk mund të marrin pjesë, pasi nuk njihen si shtet.
Por kur flitet për sportin dhe jo për politikën, gjithmonë gjendet zgjidhja me leje të veçanta. Ashtu siç do të reagonte edhe vetë presidenti i UEFA-s, Ceferin, që tha se do të dënoj të gjitha Kombëtaret që nuk e pranojnë Kosovën.
Në Spanjë janë ndaluar sportistët e Kosovës në “Lojërat Botërore të Sportit” që do të zhvillohet në Katalonjë. Madje skandali vazhdon edhe më tej, ku sipas “Ebredigital” spanjollët ka dhënë propozimin që Kosova të përfaqësohej me flamurin e Serbisë dhe të dilte me delegacionin serb, gjë që është refuzuar kategorikisht. /Shqiperia.ch/