You are here
Home > Kombëtarja > SPAL-it nuk i mjafton as “njeriu i zbritur nga qielli”, Etrit Berisha është kthyer në “spiderman”

SPAL-it nuk i mjafton as “njeriu i zbritur nga qielli”, Etrit Berisha është kthyer në “spiderman”

SPAL-i ka marrë një tjetër humbje në kampionat, këtë herë ndaj Bolonjës dhe në minutat shtesë të takimit. Goli i Sorianos me kokë do të mposhte Etrit Berishën, që kishte kryer një ndeshje për notën 10.

Tre pritje të jashtëzakonshme që e kthyen gardianin kuqezi në “spiderman”, për të kaluar sa një cep të portës dhe për të përfunduar të tjetrit. Por në një ekip si SPAL-i, as mrekullia e ardhur nga qielli nuk mjafton për të dalë me pikë.

Vetëm mjafton që të shohësh vlerësimet për Berishën në mediat italiane. “Tuttomercatoëeb” i ka vendosur notën më të lartë nga i gjithë ekipi, 7, ndërsa e hap me titullin: “Etrit Berisha nuk mjafton, mbrojtja është në telashe”.

Nga ana tjetër është Calciomercato që e shpreh më saktësisht situatën që po kalohet nga portieri i Kombëtares: “SPAL-i është vetëm Berisha, nuk mjafton për të shpëtuar”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top