You are here
Home > Bundesliga > Sot talenti shqiptar më premtues në Bundesligë, babai tregon dramën: Mendova se nuk do rritej më

Sot talenti shqiptar më premtues në Bundesligë, babai tregon dramën: Mendova se nuk do rritej më

Elvis Rexhbecaj, së bashku me Florent Muslijan dhe Meritan Shabanin, janë padyshim tre nga talentet shqiptarë më premtues, sa i përket të ardhmes. Aftësitë që këta futbollistë zotërojnë janë të mëdha, ndërsa ngelet vetëm të pritet sesi do të jetë zgjedhja e tyre për përfaqësuesen.

Rexhbecaj është një nga futbollistë me kualitete të tilla, aqsa Wolfsburgu po projekton të ardhmen e tij me të. Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kaq të bukura për këtë lojtar, pasi ka pasur ulje-ngritjet e tij. Madje, situata ka shkuar deri aty, aqsa babai i Elvisit ka menduar se djali i tij nuk do të rritej më dhe i duhej ta linte futbollit.

“Unë mendova se ai nuk ishte më për futboll. Ishte vërtet shumë i vogël dhe nuk po rritej më. Tashmë kam për të luftuar për gjithçka dhe kurrë nuk do të dorëzohem”, u shpreh babai i talentit shqiptar për “Sport Bild”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top