You are here
Home > Futboll Bota > Sot stërvit Iniestën, flet ish-trajneri i Bazelit: Shaqiri mund të bëhet yll botëror

Sot stërvit Iniestën, flet ish-trajneri i Bazelit: Shaqiri mund të bëhet yll botëror

Thorsten Fink është një nga emrat që dikur ka besuar maksimalisht në cilësitë e Xherdan Shaqirit. Ish-trajneri i skuadrës së Bazelit ka qenë  pjesë e zviceranëve në vitet 2009-2011. Vite kur Shaqiri mori ftesën nga ekipi i parë i Bazelit e deri pas tre vitesh kur mesfushori shqiptar u transferua më pas tek ekipi i Bayern Munchen. Sot tekniku gjerman trejton skuadrën e Vissel Kobe në Japoni. Si pjesë të lojtarëve, 51 vjeçari ka luksin të stërvisë lojtarë si Andres Iniesta, David Villa, Vermaelen si dhe Podolski.

Së fundmi në një intervistë për të përditëshmen “Blick” Thorsten Fink veç të tjerash ka folur edhe për Xherdan Shaqirin. Trajneri gjerman ka thënë se mesfushori shqiptar është në rrugën për t’u bërë lojtar i madh dhe se beson se shumë shpejt Shaqiri do të jetë një yll botëror.

“Xherdan Shaqiri duhet të vlerësojë veten se çfarë dëshiron të bëjë. Nganjëherë ai shfaq një hap gjigant nën drejtimin e Jurgen Klopp. Kështu që unë mendojë se tani ai është në rrugën e tij për t’u bërë një lojtar i madh, në rrugën për t’u bërë një nga më të mirët në botë. Por atëherë ishte çdo gjë e qetë përreth tij. Tani ai duhet të synojë një fillim të ri. Unë jam akoma i bindur që Xherdani mund të bëhet një yll botëror”- ka thënë trajneri Fink./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top