You are here
Home > Kombëtarja > Sot me mendjen te “Liga e Kombeve”, Shqipëria “luan përpara kohe” për tifozët ndaj Izraelit

Sot me mendjen te “Liga e Kombeve”, Shqipëria “luan përpara kohe” për tifozët ndaj Izraelit

Tifozët shqiptarë përveç ndeshjes së Kosovës që do të zhvillojë ndaj Maltës, do të jenë me vëmendjen nga Izraeli, atje ku këta të fundit do të luajnë përballë Skocisë, në ndeshjen e vlefshme për “Ligën e Kombeve”.

Në një farë mënyre, kuqezinjtë luajnë përpara kohe në transfertën e Izraelit, pasi interesi i shqiptarëve nis që në takimin e sotëm, për atë se çfarë ndodh në stadiumin e tyre. Në rastin se Izraeli dhe Skocia do të ndaleshin në një barazim, atëherë kjo do të ishte një “vetëvrasje” për dy Kombëtaret, duke i shtruar terrenin kombëtares shqiptare për pak ditë më vonë.

Takimi mes Izraelit dhe Skocisë do të luhet në 20:45, ndërsa ditën e dielë, po në të njëjtën orë, në vendin e skocezëve do të jetë Shqipëria. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top