Është folur shumë për kapitenin e Koresë së Jugut. Sulmuesi i Totenhemit në Angli, di të lërë gjurmë pas për tu kujtuar. Në fillim mori jehonë në kampionatin anglez, më pas në botërorin e Rusi 2018 me kombëtaren e tij dhe në fund më vendimin e çuditshëm për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Një gjë e tillë do e shkëpuste nga futbolli për disa kohë.
Këtë herë Soon vjen sërish me ndiçka special. Korea e Jugut zhvilloi një miqësore me Kilin duke barazuar pa gola. Episodi më i bukur i takimit u rregjistrua pikërisht nga kapiteni i Koresë. Gjatë lojës Soon arriti t’I rrëmbej një top Arturo Vidal e më pas me një finte kaloi edhe Diego Valdes duke ilënë pas të dy lojtarët kilian. Kaq mjaftoi dhe ovacionet në stadium nisën menjëherë. Sulmuesi i Totenham shquhet për një lojë të shpejtë e mjaft taktike, një gjë të tillë e vërtetoi edhe në ndeshjen e mbrëmshme./Shqipëria.ch/