
22 gola nuk janë rastësi, Hamdi Salihi po zhvillon një sezonë të shkëlqyer tek austriakët e Wiener Neustadt që garojnë në ligën e dytë austriake dhe që kanë ambicie për tu futur në elitën e futbollit austriak.
Gola deçiziv çdo javë nga Salihi ka bërë që të mbajë në lojë ekipin e tij deri në fund për një vend që të çon në elitë.
Duke parë që sulmuesit kuq e zi nga Sadiku tek Cikalleshi kanë vështirësi dhe kalojnë një moment negativ në ekipet e tyre tifozët shqiptarë kërkojnë rikthimin e shkodranit në Kombëtare.
/Shqiperia.ch