
Disi i harruar është ky fakt, por kapiteni do t’i mungojë Shqipërisë për 3 ndeshje. Vendimi që UEFA mori për ndërhyrjen e Mavrajt në takimin ndaj Skocisë, ku u ndëshkua me të kuq, ishte i rëndë.
Pra niveli i mirë që po tregon futbollisti i Kombëtares aktualisht me Ingloshtadin nuk vjen shumë në mbështetje të kuqezinjve. Kjo i hap rrugën menjëherë Ardian Ismajlit, që e ka të garantuar fanellën e titullarit. Ndërsa vendi tjetër në qendrën e mbrojtjes, duhet të diskutohet mes Gjimshitit dhe Mihajt, pa përjashtuar edhe Kastriot Dërmakun si alternativ. /Shqiperia.ch/