You are here
Home > Futboll Bota > Skuadra gjermane hap vendin për shqiptarin, Esad Morina bëhet gati edhe për ëndrrën SHQIPËRI

Skuadra gjermane hap vendin për shqiptarin, Esad Morina bëhet gati edhe për ëndrrën SHQIPËRI

Esad Morina, një nga emrat më të dëgjuar të talenteve shqiptar pak kohë më parë, teksa ishte pjesë e akademisë së Shalkes së bashku me Donis Avdijajn. Mirëpo vitet në vazhdim nuk do të flisnin në favor të këtij djaloshi, që nuk e mendoi dy herë sakrificën e tij për Kombëtaren.

Si një familje patriote, Esadi nuk e mendoi dy herë për të braktisur Gjermaninë dhe për të zgjedhur Shqipërinë. Tashmë karriera e tij do të nis ringritjen, pasi në ditët në vazhdim, do të vijë zyrtarizimi i futbollistit shqiptar te Duisburgu. Megjithëse flasim për një ekip që nuk ndodhet në elitën gjermane, por aftësitë dhe talenti që lojtari në fjalë zotëron, do bëjnë diferencën që të ngjitet edhe më lartë në karrierën e tij.

Mediat gjermane raportojnë se kur trajneri Ayahn Coskun është pyetur në lidhje me transferimin e futbollistit shqiptar, tekniku ka kërkuar vetëm pak ditë kohë. Ndërkohë që te Duisburgu kanë filluar spastrimet dhe revolucioni, me largimet e Ali Basaran, Joel Schoof, Ibrahim Bayraktar dhe  Alison Leite Dos Santos që duhet të fillojnë për të kërkuar një klub tjetër, megjithëse nuk janë të fundit.

Dëshira më e madhe e Morinës është bashkimi me Shqipërinë, e nëse vazhdon në rrugën e duhur, ndoshta dita nuk do të jetë shumë e largët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top