You are here
Home > Kombëtarja > Skuadra e tij është përtokë nga fati i keq, Veseli jep zemër: Unë e pashë Romën në vështirësi!

Skuadra e tij është përtokë nga fati i keq, Veseli jep zemër: Unë e pashë Romën në vështirësi!

Empoli është mposhtur në mënyrë “rastësore” nga Roma, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë në javët e fundit. Skuadra e Veselit tregoi se kishte qendrueshmëri, ndonëse fati nuk ishte me ta. Ndeshja e mbylur me rezultatin 0-2 i dha Romës sërish një 3 pikësh të mundimshëm. Nga ana tjetër Empoli po tregon se mund të marr rezultat, po pak me më tepër fat.

Edhe këtë ndeshje, Veseli u pozicionua në krahun e majtë të sulmit. Shqiptari ishte protagonist në golin e parë të Romës duke lënë N’Zonzi të depërtojë lehtësisht në zonë e më pas të shënojë. Pas ndeshjes Veseli u shpreh se Empoli mund të arrinte më tepër pasi Roma disa herë u gjend në veshtiresi.

“Kemi bërë një tjetër ndeshje te mirë por kemi humbur serish. Na mungon diçka për të sjell rezultate në shtëpi. Rruga është e duhur dhe ne do të kemi qetësi. Unë pash një Romë e cila u gjend në vështirësi. Sa i rëndësishëmështë fati i keq? Për të qenë me fat, fillimisht duhet ta provokosh atë” – është shprehur mbrojtësi shqiptar.

Në fund të takimit Veseli u vlersua edhe njëherë si  një nga lojtarët më të dobët të ndeshjës. Vlersimi i tij nuk e kaloj notën 5.5, ndërsa justifikim për këtë paraqitje mbetet pozicionimi i tij në krahun e majtë. Sakaq, Empoli pas tetë takimesh ndodhet në zonën e kuqe me 5 pikë. Ndeshja e rradhës për mbrojtësin shqiptar do të jetë pas Ligës së Kombeve, ndaj Frosinones më datë 21 tetor. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top