You are here
Home > Kombëtarja > Skuadra e njohur rumune fiton Aliji, trajneri: Do e largoja, por mora vesh se luante me Shqipërinë

Skuadra e njohur rumune fiton Aliji, trajneri: Do e largoja, por mora vesh se luante me Shqipërinë

Kampionati rumun ende nuk ka rifilluar dhe të gjitha ekipet po kthehen nga fazat mini përgatitore. Në fillim të merkatos u përfol se mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji, do të largohej nga skuadra e Dinamos së Bukureshtit, pasi nuk arriti dot të përshtatej me këtë klub. Duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar për lojtarin shqiptar, i cili në miqësoret e luajtura ka treguar një formë të lartë fizike. Pikërisht ky fakt, ka bërë që drejtuesit e skuadrës rumune të ndryshojnë mendim në lidhje me të, ndërsa kanë vendosur që të mos e largojnë.

Në një intervistë të trajnerit të Dinamos së Bukureshtit së fundmi, Rednak e ka cilësuar Alijin si një futbollist të cilin e ka fituar gjatë takimeve të fundit, pasi më parë kishte menduar edhe një largim të mundshëm. Një dorë të madhe në dhënien e besimit ku Aliji tregoi edhe veten e tij në Rumani, ishte ftesa që iu dha nga Shqipëria.

“Unë kisha menduar ta largoja Alijin, kur mora vesh se Panuçi e kishte ftuar te Shqipëria, i dhashë sërish besim. Në seancat parapërgatitore mund të them se e kam fituar, pasi ka treguar se është i aftë, pavarësisht se e menduar si të pavlefshëm për skuadrën”, tha Rednic. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top