Skocia ditën e nesërme luan ndeshjen kundër Shqipërisë, të vlefshme për “Ligën e Kombeve”. Ishullorët vijnë në këtë transfertë me shumë mungesa, aqsa mund të themi se po i mungon një formacion. Gjatë ditës së sotme është konfirmuar edhe një mungesë tjetër e rëndësishme tek skocezët, Kieran Tierney.
Ironitë nga vetë tifozët miq për këtë situatë janë të shumta që vijnë përpara takimit në “Loro Boriçi”, ndërsa këtë herë ishte radha e grupimi të tyre besnik, “Army Tartan”. Këta të fundit kanë luajtur vetëm përpara pak orësh, ndaj grupimit të tifozerisë shqiptare, TKZ-së, në atë takim të mbyllur me rezultatin 1-1.
“Dëmtohet Kieran Tierney. Punë e mirë, unë kam sjellë këpucët e mia”, shprehen nëpërmjet rrjeteve sociale grupimi i tifozëve skocezë, si për të treguar gatishmërinë e tyre edhe për të luajtur në “Loro Boriçi”, nisur nga dëmtimet e shumta të Kombëtares së tyre. /Shqiperia.ch/