You are here
Home > Futboll Bota > Skocezët të bindur në ndryshimin e Grezdës: Moti i ngrohtë dhe Spanja!

Skocezët të bindur në ndryshimin e Grezdës: Moti i ngrohtë dhe Spanja!

Disa kampionate europiane aktualisht janë në fazë pushimi, ku të gjithë skuadrat respektive po e shfrytëzojnë këtë gjë, duke e kthyer në minifazë përgatitore për pjesën e mbetur të kampionatit. E tillë është situata edhe te skuadra e Glasgou Rangers e cila ka zgjedhur Spanjën për seancën mini përgatitore.

Mediat skoceze i kanë kushtuar shumë vëmendje këto ditë, ku po ndjekin me imtësi zhvillimet tek skuadra e Rangers, e cila drejtohet nga Stiven Gerrard. “Rangersnews.uk”, i ka kushtuar edhe një vëmendje të veçantë mesfushorit kuqezi, Eros Grezda. E përditshmja skoceze thekson faktin se Erosit do i vijë një dorë edhe nga moti i mirë që ka shteti i Spanjës, për t’u rikthyer në formën e tij më optimale, pasi e kishte të vështirë të përshtatej me ngricat në Skoci.

Gjatë kësaj pjese të sezonit në kampionatin skocez, Eros Grezda, ka qënë disi në hije dhe rendimenti i legjionarit ka qënë tepër i ulët aqsa komentet negative në drejtim të tij nuk kanë munguar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top