Shqipëria do të luaj në mbrëmjen e sotme ndaj Skocisë, në takimin e dytë të vlefshëm për Ligën e Kombeve për kuqezinjtë.
Një humbje e madhe për kuqezinjtë në këto takime, ishte padyshim mungesa e Eros Grezdës. Talenti shqiptar nuk ishte në formën më të mirë të mundshme fizike dhe u largua nga grumbullimi i Kombëtares.
Në një intervistë për “Supersport”, Grezda është shprehur se është pyetur shumë në stërvitje për formacionin sesi mund të luaj Shqipëria, por vazhdon të shprehet se edhe nëse do të kishte njohur për të, nuk do e tregonte.
“Mediat shqiptare kanë shkruar gjithmonë mirë për mua dhe shpresoj t’ia shpërblej besimin. Më vjen keq që nuk mund t’i ndihmoj shokët për ndeshjen e sotme, por shpresoj të jem gati në tjetërn. Në stërvitje më kanë pyetur sesi mund të luaj Shqipëria, por faktikisht edhe nëse do e dija sesi do të luanim, nuk do e tregoja. Të gjithë lojtarët që kanë fituar besimin e Panuçit, do të përpiqen për të dhënë maksimumin e tyre”, është shprehur Grezda. /Shqipëria.ch/