You are here
Home > Futboll Bota > Skënder Loshi nuk bën dallime te ndeshjet, vendimtar në 4 gola në Holandë

Skënder Loshi nuk bën dallime te ndeshjet, vendimtar në 4 gola në Holandë

Skënder Loshi vazhdon të jetë një makineri e vërtetë golash në Holandë. Së fundmi talenti i Nac Bredas arriti të shënonte 5 gola dhe dhuronte 2 asist, në fitoren e të rinjëve me rezultatin 12-0 ndaj Achilles.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për kampionat apo takim miqësor, talenti shqiptar në Holandë mban të njëjtin ritëm. “Shqiperia.ch” mëson se të rinjtë e Nac Bredës kanë zhvilluar një miqësore kontrolli ndaj Rodës gjatë pasdites së sotme, duke fituar me rezultatin 5-1.

Në 4 prej golave të fitores, vendimtar ishte Loshi. Dy gola kanë ardhur nga ana e këtij futbollisti, ndërsa po aq është edhe numri i asistëve. Sipas të gjitha gjasave, futbollisti shqiptar pritet t’i bashkohet edhe ekipit të parë të Nac Bredës, që luan në “Eredivisie”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top