Skënder Loshi vazhdon të jetë një makineri e vërtetë golash në Holandë. Së fundmi talenti i Nac Bredas arriti të shënonte 5 gola dhe dhuronte 2 asist, në fitoren e të rinjëve me rezultatin 12-0 ndaj Achilles.
Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për kampionat apo takim miqësor, talenti shqiptar në Holandë mban të njëjtin ritëm. “Shqiperia.ch” mëson se të rinjtë e Nac Bredës kanë zhvilluar një miqësore kontrolli ndaj Rodës gjatë pasdites së sotme, duke fituar me rezultatin 5-1.
Në 4 prej golave të fitores, vendimtar ishte Loshi. Dy gola kanë ardhur nga ana e këtij futbollisti, ndërsa po aq është edhe numri i asistëve. Sipas të gjitha gjasave, futbollisti shqiptar pritet t’i bashkohet edhe ekipit të parë të Nac Bredës, që luan në “Eredivisie”. /Shqiperia.ch/