You are here
Home > Kryefaqja > SKANDALOZE/ “Vritini, vritini” dhe “Serbi, Serbi”! Tifozët e Azerbajxhanit i kalojnë limitet me Kosovën

SKANDALOZE/ “Vritini, vritini” dhe “Serbi, Serbi”! Tifozët e Azerbajxhanit i kalojnë limitet me Kosovën

Në ditën e sotme, Azerbajxhani ka luajtur ndaj Kosovës, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Gjithçka është mbyllur në një barazim pa gola, megjithë rastet e pastra që kanë pasur të dy përfaqësueset, të cilat nuk kanë munguar. Por një skandal i vërtet është ajo që erdhi nga tifozët vendas. Në stadium janë dëgjuar thirrjet: “Serbia, Serbia”, por edhe “Vritini, vritini”. Jemi në vitin 2018, futbolli supozohet të bashkojë njerëzit, por në kohët e fundit pikërisht në këtë sport kaq të ndjekur, njerëz të ndryshëm po e përdorin audiencën për qëllimet e tyre, tërësisht politike.

Tashmë na mbetet të presim reagimin e UEFA-s, ngjarja është vërtet e rëndë. Nuk janë vetëm shqiponjat për t’u dënuar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top