![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/09/skandaliii-1132x509.png)
Në ditën e sotme, Azerbajxhani ka luajtur ndaj Kosovës, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Gjithçka është mbyllur në një barazim pa gola, megjithë rastet e pastra që kanë pasur të dy përfaqësueset, të cilat nuk kanë munguar. Por një skandal i vërtet është ajo që erdhi nga tifozët vendas. Në stadium janë dëgjuar thirrjet: “Serbia, Serbia”, por edhe “Vritini, vritini”. Jemi në vitin 2018, futbolli supozohet të bashkojë njerëzit, por në kohët e fundit pikërisht në këtë sport kaq të ndjekur, njerëz të ndryshëm po e përdorin audiencën për qëllimet e tyre, tërësisht politike.
Tashmë na mbetet të presim reagimin e UEFA-s, ngjarja është vërtet e rëndë. Nuk janë vetëm shqiponjat për t’u dënuar. /Shqipëria.ch/