You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Skandaloze/ Muriqi përplaset hapur me ekipin e tij: Le ta kërkoj Galatasarain, ne shohim interesat tona

Skandaloze/ Muriqi përplaset hapur me ekipin e tij: Le ta kërkoj Galatasarain, ne shohim interesat tona

Karriera e Vedat Muriqit po shkatërrohet hapur nga mënyra sesi Rizespori po e menaxhon situatën e sulmuesit shqiptar. Sigurisht që nuk është kjo mënyra më e mirë për të falenderuar këtë futbollist me kontributin e madh që dha, sidomos në sezonin e shkuar.

Dëshira e Muriqit është e jashtëzakonshme për t’iu bashkuar Galatasarait, që të ketë mundësinë për të luajtur në “Champions League”, por kjo nuk mundësohet nga presidenti Hasan Kartal: “Muriqi le të kërkoj të luaj për Galatasarain, por nëse ne pranojmë ofertën e Fenerbaçes, këtu nuk ka ndonjë rregull që e dërgon atë te Galatasarai. Do i japim prioritet interesave të klubit”, tha së fundmi Kartal.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i vetë sulmuesit shqiptar për mediat turke: “Unë po i ndjek të gjitha në TV. Klubet janë normale që interesohen, ju kam thënë edhe më parë. Pas negociatave, menaxheri do të më informoj. Nuk kemi asgjë konkrete, por vendimi im është gjithashtu i rëndësishëm”, ka thënë Muriqi, për t’i treguar presidentit Kartal që nuk mund të veproj i vetëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top