Ashtu siç edhe pritej, për Xherdan Shaqirin nuk do të ishte një ndeshje e lehtë ndaj Crevena Zvezdës, as në “Anfild Road”.
Këtu nuk po flasim për perfomancën e treguar në fushën e lojës, sepse aty mesfushori shqiptar nuk ndjeu asnjë presion të vetëm, duke hyrë tek më të mirët. Por ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, provokimi erdhi nga mediat serbe, që e kanë treguar prej kohësh nivelin e tyre të dobët dhe patriotizmin e sëmurë që i shoqëron.
Sipas një video të publikuar së fundmi, duket Shaqiri që largohet pas ndeshjes nga stadiumi dhe në vendin ku qendrojnë disa media, një gazetar serb ka provokuar shqiptarin: “Shaqiri, eja të flasësh për median e vendit tënd”.
Futbollisti i Liverpuli pas vështrimi të hedhur, e ka injoruar dhe shpërfillur gazetarin serb, duke dhënë intervistë për disa gazeta të tjera. Mos ndoshta edhe gazetari serb e ka kuptuar që thellë brenda tij mund të ketë rrënjë shqiptare? Enigmë ngelet… /Shqiperia.ch/