You are here
Home > Futboll Bota > Skandali/ Rui nuk i zgjat dorën Ançelotit, e pëson edhe Hysaj: Largohuni! (VIDEO)

Skandali/ Rui nuk i zgjat dorën Ançelotit, e pëson edhe Hysaj: Largohuni! (VIDEO)

Një skandal i vërtet në takimin mes Milanit dhe Napolit, sa i përket skuadrës që kishte udhëtuar në “San Siro”. Ançeloti nuk po arrin të kontrolloj aspak pakënaqësitë brenda skuadrës, ndërsa rastit Hysaj i shtohet edhe Mario Rui.

Ky i fundit e ka shprehur hapur nervozizmin e tij me trajnerin, teksa nuk i dha dorën pas zëvendësimit, megjithëse Ançeloti e kërkoi një gjë të tillë. I menjëhershëm ka qenë reagimi në rrjetet sociale, edhe nga tifozët e Napolit.

Këta të fundit kanë kërkuar që të ndërpritet bashkëpunimi me menaxherin Xhuifredi dhe të largohen klientët e tij. Ky i fundit zotëron të dy lojtarët në fjalë: Mario Rui dhe Hysaj. Gjithashtu shquhet për një karakter aspak të këndshëm, pasi nuk njeh limite në kërkesat e tij, vetëm për të arritur të mirën e klientëve e lojtarëve që zotëron.

Ndërkohë sa i përket Hysajt, nuk mjafton vetëm ky rast i tifozëve që kërkojnë edhe largimin e shkodranit, por kryesorja është që po ndihet i tepërt. Edhe këtë herë mbrojtësi shqiptar e ka parë ndeshjen nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë të vetme, ndërsa Malkuit shkëlqeu në vendin e tij /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top