You are here
Home > Futboll Bota > Skandali/ Rei Manaj në spital, autori i golit që ia dedikoi shqiptarit…shpërtheu në lot

Skandali/ Rei Manaj në spital, autori i golit që ia dedikoi shqiptarit…shpërtheu në lot

Granada dhe Albacete kanë barazuar me rezultatin 1-1, në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll. Flitej për dy vendet e para, të cilat ishin në garë mes njëra-tjetrës dhe kërkojnë ngjitjen në elitën e “La Ligas”.

Situata ka dalë nga duart pas vetëm 20 minutash, atje ku Manaj përfundon i shtrirë në tokë. Me takat në fytyrë teksa rrëzohej pas ndërhyrjes së gabuar nga kundërshtari i tij, sulmuesi shqiptar ka dalë nga fusha me barrelë. Lëndimi i futbollistit të Shqipërisë është serioz, aqsa dyshohet edhe për një dëmtim të rëndë në tru.

Ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por sigurisht që gjendja ka reflektuar edhe në fushën e lojës. Albacete ka kaluar në avantazh falë golit të mesfushorit Bela, që menjëherë ia ka dedikuar golin Manajt.

I revoltuar ndaj kundërshtarëve, ka qenë edhe trajneri i Albacetes, Ramis: “Unë kisha një lojtar në spital, Rei Manajn. Ndërkohë një tjetër po qante, që ishte Bela. Ai ishte shumë i prekur pasi ka pasur edhe thirrje racsite nga lojtarët e Granadas në drejtim të tij. Ka dëshmitar për këtë gjë, nuk kemi si t’i tolerojmë”, u shpreh Ramis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top