Një skuadër e tërë e pezulluar dhe dy trajnerë të shkarkuar, njëri prej të cilëve i denoncuar në forcat e rendit, nuk mund të shkelin më në qendrën sportive.
Një skandal ka prekur Lokomotivën e Lajpcigut (që militon në kategorinë e katërt) dhe sektorin e saj të të rinjve. Djemtë e lindur mes vitit 2003 dhe 2004 kanë vendosur të shkrepin një foto të skuadrës ku bëjnë përshëndetjen naziste.
Fotoja duhet të xhironte mes grupit të tyre në “whatsapp”, por aksidentalisht ka përfunduar në duart e një prej drejtuesve të klubit, që vendosi të ndërhyjë menjëherë. Fotoja, që për ideatorë kishte dy trajnerët, solli pezullimin e tyre të përjetshëm nga klubi, ndërsa skuadra është pezulluar deri në fund të sezonit.
/Panoramasport