You are here
Home > Futboll Bota > Skandali i Avdijajt në Holandë, flet trajneri holandez: Nuk kam ndërmend të bëj roje si polic!

Skandali i Avdijajt në Holandë, flet trajneri holandez: Nuk kam ndërmend të bëj roje si polic!

Një skandal i vërtet do të vinte nga Holanda me Donis Avdijajn. Ky i fundit braktisi stërvitjen e ekipit, për të dalë së bashku me tre futbollistë të tjerë të Willem II në qytet, para transfertës me Emenin. Sigurisht, zhurmë e madhe mediatike u shkaktua nga Holanda, por vetë drejtuesit e klubit u munduan për të fshehur gjithçka.

Tashmë është trajneri Adrie Koster që i rikthehet këtij episodi, duke e komentuar në mënyrën e tij. Ai shprehet se nuk mund të bëj roje si polic me lojtarët, ndërsa vetë ata duhet ta kuptojnë se kur është e mundur për të dalë shëtitje.

“Kemi vendosur një linjë në atë që ndodhi. Ne duhet të përgatitetmi në një mënyrë të caktuar në këtë kampionat dhe këtu duhet t’i vijë fundi diskutimit. Mund të them lamtumirë sa i përket kësaj çështje, nuk kam ndërmend të bëj roje si polic natën. Kam dalë dhe vetë një ditë në javë, por ju duhet të dini se kur kjo është e mundur, për t’u përqendruar te takimi”, u shpreh trajneri Koster për “De Telegraaf”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top