
Një skandal i vërtet vjen nga volejbolli, atje ku politika ka hyrë si asnjëherë më parë. Presidenti i Federatës së Volejbollit të Bosnje Hercegovinës, Alija Fatic, ka kërcënuar hapur serbët që kërkojnë të luajnë si vendas në territorin e tyre.
“Nëse do të duan të luajnë, atëherë do të shkojmë ne në Novi Pazar, të luajmë kundër Kosovës apo Turqisë. Të provohet dhe ta shohim sesi do të ndihen ata në këtë rast. Madje as nuk na kanë marrë ndonjë leje”, ka thënë Fatiç. Novi Pazari është pjesë e Republikës së Serbisë dhe e populluar kryesisht nga boshnjakët, ndërsa Serbia vazhdon me “kokëfortësinë” e saj, duke kërkuar të zhvilloj një ndeshje si vendas në territor të huaj, madje as duke pyetur për të marrë lejen e kërkuar në këto raste. /Shqiperia.ch/