You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Skandal/ Zv.Kryeministri i Shqipërisë fyen lojtarin 17-vjeçar Gjyla: Po idiot, po! Të vij aty ku je

Skandal/ Zv.Kryeministri i Shqipërisë fyen lojtarin 17-vjeçar Gjyla: Po idiot, po! Të vij aty ku je

Shqipëria, vendi i bekuar nga Zoti dhe i mallkuar nga njerëzit. Padyshim ky është përcaktimi më i saktë i gjithçkaje që na rrethon në këtë trevë, që na jep aq shumë për t’u krenuar, por nga ana tjetër edhe më shumë arsye për t’u larguar.

Pikërisht për këtë çështje një futbollist 17-vjeçar në Shqipëri, Antonio Gjyla, ka kërkuar pak më shumë shpjegime nga zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe. Gjithë kërkesa dhe pyetja e ndërtuar ishte kaq e thjeshtë dhe me gjithë të drejtën që zotëronte: “Përse një 17-vjeçar duhet të ketë kaq shumë urrejtje për Shqipërinë? Përse talentet duhet të shohin largimin prej këtej si zgjidhje e vetme?”.

Një gjuhë e përmbajtur nga ana e lojtarit të ri, që mori edhe reagimin e ashpër të zëvendës kryeministrit të Shqipërisë, që hera-herës mund të quhet edhe si një kërcënim: “Po idiot, po. Shko pyet në shtëpi për mua. Nëse se bën ti, të vij unë e ta tregoj”, ishin vetëm pak nga fjalët skandaloze të thëna në këtë bisedë që të bën edhe më shumë të reflektosh për vendin ku jetojmë dhe nga kush përfaqësohemi… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top