
Një skandal i fundit ka ardhur nga Rusia, atje ku tifozët e Zenitit kanë dalë përtej caqeve të lejuara. Kështu, në takimin ndaj Orenburgut, është shpalosur një banderolë sa i përket bombardimeve të NATO-s që nisën në vitin 1999 për të larguar serbët nga Kosova.
Të shumta ishin edhe thirrjet “Kosova është Serbi”, që oshëtin në gjithë stadiumin. Padyshim që ky është një turp i madh, mbi të cilin UEFA duhet të reagoj sa më shpejt. Këtë gjë e ka bërë më së miri kur disa lojtarë zgjedhin të festojnë me shqiponjë, ndërsa banderola të tilla nuk mund të anashkalohen kaq lehtë. Flitet se futbolli është një sport ku politika nuk duhet të ndërhyjë asnjëherë, por e vërteta është paksa më ndryshe. /Shqiperia.ch/