You are here
Home > Futboll Bota > Skandal/ Serbët janë “të sëmurë”: Besnik Hasi dhe Igli Tare u përfshin në mafian e futbollit

Skandal/ Serbët janë “të sëmurë”: Besnik Hasi dhe Igli Tare u përfshin në mafian e futbollit

Një skandal i madh ka ardhur nga Belgjika, teksa janë arrestuar shumë krerë të klubeve të futbollit. Tashmë aksioni i cili quhet ndryshe edhe si “Duart e pastra”, po prek shumë shtete të tjera, ndërsa në Serbi janë arrestuar edhe disa persona të rëndësishëm që merren me këtë fushë të sportit.

Kështu, njëri prej tyre, është edhe menaxheri i Milinkoviç-Saviç, Matej Kezhmani, i cili ka rënë në pranga në Belgjikë. Por nuk mbarojnë këtu, emrat të cilët kanë mashtruar në futboll, janë të shumtë dhe të tjerë persona po përfundojnë të arrestuar.

Nga ana tjetër, belgët po kërkojnë ndihmë nga gjykata italiane, për të zbardhur transferimin e Milinkoviç-Saviç drejt Lacios. Këtu përfshihet edhe emri i Igli Tares, që ishte njeriu që e gjeti këtë zbulim nga Belgjika.

“Kurir”, ashtu si gjithmonë, nuk ngurron për të shkruar kundër shqiptarëve, duke thënë se Igli Tare është i përfshirë në mafian e futbollit, së bashku me trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, që asokohe drejtonte ekipin belg të Anderlehtit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top