
Sinonimi i fjalës skandal në Belgjikë, është thjeshtë Ognjen Vranjes. Mbrojtësi me prejardhje serbe, përfaqëson Bosnjen në nivelin e Kombëtareve. Por nga ta nisësh me këtë lojtar dhe zhurmën mediatike që shkakton thuajse në çdo javë?
Treguesi i parë janë tatuazhet e tij. Në një prej tyre të bërë në krahë, është një prej udhëheqësve të luftërave serbe në kohët e mëparshme, që ka kryer masakre mbi popullsinë kroate dhe atë boshnjake. Shumë përplasje ka pasur edhe me tifozët e Bosnjes ky futbollist, që mban në krahun e tij çetnikët.
Për të vazhduar më tej, disa foto nudo të dërguara kundrejt një këngëtare serbe, morën sërish vëmendjen mediatike. Anderlehti e përjashtoi nga ekipi i parë, duke e dërguar të luajë me të rinjtë. Së fundmi, Vranjes është arrestuar nga policia dhe e kaloi në natën në kampion e refugjatëve.
Mbrojtësi në fjalë u kthye në Belgjikë, pasi ndodhej në Bosnje në fundjavë, megjithëse nuk u grumbullua nga Kombëtarja. Por në aeroportin e Chareloit, ka ardhur edhe arrestimi i tij. Arsyeja ka qënë disa probleme me përditësimin e lejes së qëndrimit të Ognjen Vranjes, të cilat nuk ishin kryer në mënyrën e duhur. Kjo ka bërë që autoritetet vendase të kërkonin paksa kohë për të verifikuar gjithçka, ndërsa policia e arrestoi Vranjes dhe e dërgoi në kampin e refugjatëve, atje ku kaloi edhe mbrëmjen e djeshme, ndërsa u lirua vetëm sot në mëngjes. /Shqiperia.ch/