
“Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e me një qëllim”. Pak fraza nga himni kombëtar i Shqipërisë nuk bëjnë asnjëherë keq për të ardhur në vëmendje, në një kohë që nuk janë të pakët njerëzit që e kanë harruar origjinën e tyre.
Sidomos në vendin tonë, ndërsa jemi përballur me pafundësisht raste të ndryshme, ku sportistët shqiptarë zgjedhin të mos e përfaqësojnë flamurin kombëtar. Nuk po flasim vetëm për futbollin, por për gjithë sportin në tërësi. Tematika e fundit ishte futsalli, ndërsa dje Maqedonia fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Shqipërisë.
Fatmirësisht asgjë alarmante për kuqezinjtë, që u kualifikuan më tej edhe pas kësaj disfate. Por ajo që duhet theksuar, është zgjedhja e Jakup Ramadanit. Ky futbollist është kërkuar me ngulm nga trajneri i Shqipërisë i futsallit, por ka marrë disa refuzime të pakuptueshme nga lojtari në fjalë.
Ai zgjodhi t’i bashkohej menjëherë Maqedonisë, duke refuzuar në këtë mënyrë vendin e tij. Sigurisht që justifikimet janë të fundit për t’u menduar në këtë rast, ku pavarësisht premtimeve që mund t’i ketë dhënë shteti i supozuar në fjalë, vendimi i Ramadani është tërësisht i pakuptueshëm. Paraja nuk mund ta blej asnjëherë dashurinë dhe detyrimin që kemi karshi tokës ku kemi lindur. /Shqiperia.ch/