You are here
Home > Futboll Bota > Skandal i madh në ekipin e Ismajlit, futbollistët alkolizohen dhe luajnë poker para derbit të Kroacisë

Skandal i madh në ekipin e Ismajlit, futbollistët alkolizohen dhe luajnë poker para derbit të Kroacisë

Tifozët e Hajdukut të Splitit duhet të jenë nevrikosur dhe duke menduar reagimin ndaj klubit të tyre, ku aktivizohet edhe Ardian Ismajli. Futbollistët e ekipit kroat, nuk kanë zgjedhur mënyrën e duhur për t’u përgatitur, përpara derbit të Kroacisë ndaj Dinamos së Zagrebit.

Futbollistët Andres Fomitsov, Stipe Vucar dhe Stelain Filip kanë konsumuar alkol dhe kanë luajtur poker, me fotot që janë publikuar në rrjetet sociale. Sigurisht, Ardian Ismajli përbën përjashtim në këtë rast, pavarësisht se gjendet në të njëjtën skuadër me këta lojtar. Futbollisti i Kombëtares ndodhet në një moment të vështirë, pasi sapo ka kaluar një operacion dhe ndodhet i shtruar për ta kaluar dhe për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Në orët në vazhdim priten edhe masat që mund të ndërmerren nga ana e Hajdukut të Splitit, që kurrsesi nuk mund të anashkalojnë një rast të tillë. Lojtarët duhet të luftojnë dhe të kenë në mendjen e tyre vetëm skemën e ekipit që përfaqsojnë, e jo të devijojnë në këtë rrugë të gabuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top