
Problematikat në futbollin europian nuk kanë fund, teksa këtë herë e ka rradhën kampionati rus, për t’u përfshirë në një skandal të rradhës. Bëhet fjalë pikërisht për disa lojtarë të kësaj lige, të cilët janë përfshirë në testin e dopingut ku kanë dalë edhe pozitiv në mbartjen e substancave të ndryshme të palejuara në futboll. I pari që doli pozitiv në këtë test, ishte Dimitri Kotobov, i cili u testua në Federatën ruse nga ekspertiza e anti-dopingut, ku lojtari doli pozitiv për substancat ilegale.
Por sikur të mos mjaftonte vetëm Korobov, shtypi rus shkruan se ka dhe një emër tjetër shumë të njohur të futbollit europian që është përfshirë në këtë skandal. Kjo lidhet me mbrojtësin aktual të Zenitit, Branislav Ivanoviç. Ky i fundit është edhe kapiteni i kombëtares serbe, ndërsa bëri një skandal tjetër në ndesgjen përballë Dinamos së Moskës. Gjatë kësaj kohe, shoqata e anti-dopingut donte të testonte lojtarin, por Ivanoviç u grind me personat e kësaj shoqate, në mënyrë që mos të kryente testin e anti-dopingut.
Siç thekson në mediat ruse, pas afro një ore zënke, gjithçka u sqarua dhe kapiteni serb vendosi që të bënte analizat e testut. Rezultatet e tij ishin negative, por sjellja e tij ishte aspak jo e një lojtari profesionist dhe me eksperiencë siç është serbi. Tashmë pritet të merren masa ekstreme në drejtim të kapitenit të Serbisë nga Federata Ruse e Futbollit, të cilët pritet që ta dënojnë rëndë mbrojtësin aktual të Zenitit./Shqiperia.ch/